Marjana Kondi rrëfen sa është paguar për “2 gisht mjaltë”: Jam shumë e kënaqur…

Vetëm në pak kohë që doli në kinema, filmi “2 gisht mjaltë” korri shumë sukses. Komedia shqiptare ka si dy protagonistët kryesorë, këngëtaren Elvana Gjata dhe moderatorin Ermal Mamaqi.

Pjesë e filmit janë gjithashtu edhe shumë emra të njohur të ekranit shqiptar, mes tyre edhe aktorja e mirënjohur Marjana Kondi.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Trokit”, ku ndër të tjera rrëfeu edhe sa është paguar për filmin “2 gisht mjaltë” dhe ne le të bëjmë sikur e besuam.

Marjana-Kondi-2

“U diskutua shumë online pagesa jote, ti je e kënaqur nga ajo pagesa që ke marrë?”, e pyeti moderatori i emisionit, Ermal Peçi.

“Sigurisht, për gjërat që kalojnë, kalojnë! Megjithatë jam shumë e kënaqur. Ajo ishte vetëm 10 euro. Kaq, nuk ishte më tepër. Ermal Mamaqi je shumë fantastik!”, përgjigjet me shaka Marjana.

Më pas moderatori e pyeti nëse ajo do ta ribënte këtë rol nëse do t’i jepej mundësia. Me humorin e saj, Kondi u përgjigj: “Do ta bëja vetëm me një euro”.

Gjatë intervistës, aktorja foli edhe për raportin me këngëtaren Elvana Gjata. “Ishte shumë korrekte. Ishte e përgjegjshme për ato që gjironte sepse nuk pranonte vetëm një dubël, donte të jepte maksimumin e saj!”, shprehet Marjana Kondi.