Marjana Kondi nga “Ferma” në Boston, fiton çmimin e rëndësishëm si aktore

Aktorja e njohur Marjana Kondi pasi fitoi sërish zemrat e publikut si konkurrente në reality show-n “Ferma”, ka dhënë një super lajm nga Boston.

“Ndihem e vleresuar nga Festivali i pare i filmit Shqiptar ne Boston, Massachusetts me titullin “Albanian Excellence”! Festivali i kultures, i dijes, humanizmit! Falenderoj te gjithe shqiptaret e Boston per emocionet e bukura qe me dhane!”, shkruan aktorja e famshme në profilin e saj.

Poshtë fotos ku pozon pas marrjes së çmimit, fansat e shumë e urojnë me mesazhe përgëzuese. Marjana Kondi që mban titullin e lartë “Mjeshtër i madh”, u pëlqye shumë edhe me protagonizmin e saj të spikatur në “Ferma”. /www.story.al