Marjana Kondi: Më është bërë ftesë për Big Brother. Ju zbuloj të preferuarit e mi

Ervin Kurti dhe Marjana Kondi ishin të ftuar në “Pardon My French” në një bisedë spontane dhe me batuta siç ata dinë. Temë që u prek ishte dhe Big Brother për të cilin aktorja u shpreh:

“Unë shoh ‘Big Brother Vip’. Të preferuarit e mi ndryshojnë. Një herë Donaldi, një herë Iliri, një herë Arjola. Arjolën dua ta kem, mos të më ikë… Është e çuditshme si duken për momentin e pastaj e prishin imazhin…”

Ndërsa, Ervini zbuloi se Marjanës i është bërë ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother”, por ajo nuk ka pranuar./revistawho.com