Mariza Ikonomi i kërkon llogari Capital T-së, “historia” 3 vjeçare që fshihet mes tyre
Komenti i këngëtares Mariza Ikonomi në një foto të reperit nga Kosova, Trim Ademi (Capital T) ka habitur ndjekësit e tyre duke pyetur se çfarë mund t’i lidhë artistët me njëri-tjterin. Mariza shkruante poshtë fotos së reperit që kishte postuar në Instagram konkretisht: “Ku jeeeee?”, ndjekur nga shumë emoji me puthje, sikur donte t’i kërkonte llogari. Ndërkohë e vërteta është që mes tyre fshihet një “histori” e vjetër më shumë se 3 vjeçare. Ata u shfaqën çift në në finalen e “Top Fest 11” në vitin 2014-të, kur Mariza interpretoi “live” këngën “Pse”, dhe fitoi çmimin “Best Pop&R&B”. Kujtojmë se Mariza parakaloi në tapetin e kuq me një partner special, duke surprizuar fansat, pikërisht me Trim Ademin, i njohur si Capital T. 34 vjeçarja dhe 26 vjeçari gjatë këtyre viteve nuk janë fotografuar më pranë njëri-tjterit në evente, por mesa duket miqësia mes tyre vazhdon jashtë syve të publikut. Në lidhje me jetën private Mariza është shprehur se është në një lidhje dashurie që e bën të ndihet mirë, ndërsa Capital T së fundi është komentuar për histori me dy vajza të showbizit, Jonida Vokshin dhe Samanta Karavellën.