Mario i famshëm i Kim Kardashian së shpejti në Shqipëri, detaje nga vizita e grimierit

Ai është ndër djemtë me origjinë shqiptare më me emër në botë. I preferuari i motrave Kardashian-Jenner, i Eva Longoria, Demi Lovato, Megan Fox dhe shumë personazheve të njohur të shoëbiz-it ndërkombëtar më në fund do të mbërrijë në Shqipëri. Mario Dedivanoviç, artisti i grimit me origjinë shqiptare, i cili sapo ka nisur një realit-shoë së me Kim Kardashian më në fund ka konfirmuar ardhjen e tij në Shqipëri për një eveniment, që pritet mbledhë shumë shqiptarë të interesuar për artin e tij. “Oda” quhet evenimenti, i cili vjen si një mbrëmje që ka për synim promovimin e vlerave, kulturës dhe turizmit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Të ftuar emra të njohur të artit, sportit e biznesit, do ët jenë të pranishëm pasi do të vlerësohen edhe me çmime të ndryshme për përfaqësimin e vlerave shqiptare në mbarë botën. Natyrisht që nuk mund të mungonte Mario, grimieri i famshëm i cili që në hapat e para të karrierës ka folur për origjinën e tij shqiptare. Majde ka bërë edhe Kim-in të flasë shqip. Dedivanoviç do të mbërrijë në Tiranë më 19 janar, për të marrë pjesë në mbrëmjen gala “Oda” në datën 20 janar në ambientet e Pallatit të Brigadave. Ai do ët jetë I ftuar edhe në emission “Xing me Ermalin”.