
Mario, grimieri i Kim Kardashian zbulon nga kush i ka trashëguar sytë
Grimeri Mario, Dedivanovic ka uruar të ëmën me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku shkruan fjalët më të ëmbla për të dhe zbulon moshën. “Gëzuar 72-vjetorin e lindjes mam! Nuk ka fjalë për të përshkruar sa shumë rëndësi ke për mua. Të lutem qëndro e fortë dhe e re përgjithmonë që unë të të tregoj botën. Të dua!”, ka shkruar ai krahas fotos. Pavarësisht moshës e ëma e grimierit të Kim Kardashian nuk duket fare sikur mban aq shumë vite mbi supe, shkruan Ëho. Ndërkohë ajo që vumë re është sytë e bukur dhe të shkruar, Mario i paska trashëguar pikërisht nga e ëma.
