Marina Vjollca zbulon surprizën e rrallë që i bëri Getoari për ditëlindje
Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka zbuluar surprizën më të bukur që i ka dhuruar bashkëshorti i saj, Getoar Selimi.
Moderatorja publikoi disa foto të një skulpture ku shfaqet vetë ajo dhe tregoi se kjo ishte dhurata e Getoarit për ditëlindjen e saj. Por më e bukura është që reperi e ka punuar vet.
Getoari paska aftësi edhe në skulpturë megjithëse pak ndihmë edhe mund të ketë kërkuar për të arritur të gdhendë perfeksionin e imazhit të gruas së jetës së tij.
“Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura të jetës. Të dua jeta ime. Vetëm lumturi më fal”, ka shkruar Marina në postimin në fjalë.
View this post on Instagram