Marina Vjollca do të drejtojë një “fermë kafshësh”, zbulohet puna e re e moderatores pas “C’est la vie”

Pas përfundimit të spektaklit “C’est la vie”, prezantuesja Marina Vjollca do të marrë përsipër një tjetër detyrë në televizion. Ajo do të moderojë reality show-n “Ferma”, me protagonistë personazhe VIP. Pjesëmarrësit e këtij formati do të jetojnë në një fermë kafshësh. Në përditshmëri e tyre do të kujdesen për kafshët dhe do të bëjnë të gjitha punët që bëjnë fermerët. “Ferma” do të nisë transmetimin pas disa muajsh në “Tv Klan”