Marina Vjollca mungon këtë sezon por jo e motra, Luana bën njoftimin e saj

Luana Vjollca ka disa ditë që po paralajmëron një projekt të madh, më të madhin deri tani. “Sot duke xhiruar një gjë komplet të re. Projekti më i madh deri tash. Nuk ka kohë për pushim”, deklaron Vjollca në një postim të bërë. Por a lidhet me këngë apo projekt televiziv? Prive.al mëson se xhirimet janë në “Top Channel”, dhe duket se bëhet fjalë për një emision të ri. Luana me këto xhirime po konfirmon faktin që do jetë në sezonin e ri tek kanali që nisi karrierën, ndryshe prej Marinës e cila ende s’ka ndonjë projekt të konfirmuar. Kohë më parë u përfol që Luanës do t’i besohej “Big Brother VIP”, por flitet se në fakt ajo do të moderojë një program tjetër.