Marina Vjollca largohet nga “Klanifornia”? Kjo foto na bën të merremi pak me thashetheme

Rreth 1 javë më parë, Marina Vjollca, zbuloi se është në pritje të fëmijës së parë.

Ajo postoi në rrjete sociale foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë në formën më të bukur lajmin e shumëpritur për ndjekësit e saj.

Më vonë ajo postoi dhe një tjetër foto me Getoarin, i cili shfaqej duke përkëdhelur barkun e moderatores. “Ne të tre”, shkroi Marina përkrah fotos.

Menjëherë pas këtij lajmi fansat nisën të aludonin se çfarë do të ndodhë me Marinën në sezonin e ri televiziv. Dhe në fakt duket se këtë sezon Marinën nuk do e shohim në ekran!

Ditën e sotme stafi i “Klanifornia” ka publikuar në Instagram një foto, nga mbledhja për sezonin e ri. Në imazhin në fjalë shfaqet i gjithë stafi bashkë me aktorët, por mungon Marina Vjollca.

Siç duket ajo nuk merr pjesë në mbledhjet e stafit dhe me shumë mundësi nuk do të shfaqet në ekran. Për pak kohë, Marina do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe mesa duket ka vendosur që këtë periudhë ta shijojë në qetësi të plotë.