Marina Vjollca ka ditëlindjen, Getoari i bën urimin special me foton më të bukur në botë për ta

Marina Vjollca ka sot ditëlindjen dhe ne i urojmë të bëhet edhe 100 vjece. “Sekretin” e ka zbuluar për ndjekësit e shumtë burri i saj, këngëtari Getoar Selimi.

Ky i fundit, tashmë edhe baba, i ka bërë urimin e veçantë partneres, duke ia “kursyer” moshën, pra vitet që ka mbi supe. Në fakt, kjo është e ndaluar për femrat, kështu që s’ka bërë përjashtim nga rregulli.

“Urime ditëlindja për gruan time të dashur dhe nënën e engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi krijuar së bashku”, – ka shkruar Geti mbi një fotografi të ëmbël të Marinës me Marget, vajzën e tyre të lindur para pak muajsh.

Dy personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar janë martuar që në vitin 2017 dhe jetojnë bashkë në Tiranë. Getoari vijon krijimtarinë e tij muzikore, me hite të shumta, ndërsa Marina prezanton emisionin argëtues “Klanifornia”. Më herët, ajo u bë e njohur në rolin e prezantueses së një emisioni sportiv, ku ra në “radarët” e reperit nga Prishtina.

Kontaktet e tyre nisën përmes rrjeteve sociale fillimisht, sikurse kanë zbuluar vetë, pastaj u takuan dhe u dashuruan. Tashmë janë prindër të një vajze.

Kjo është hera e parë që Marina Vjollca e feston ditëlindjen si nënë, ndaj ky 17 maj konsiderohet tejet i veçantë për të. Shume urime!