Marina Vjollca feston sot ditëlindjen, zbuloni moshën e prezantueses

Prezantuesja e njohur Marina Vjollca sot feston ditëlindjen dhe ka marrë nga njerëzit e zemrës urimet më të ngrohta. Pasi e uroi publikisht bashkëshorti i saj reperi, Getoar Selimi dhe motra Luana Vjollca, Marina është surprizuar dhe nga e ëma. Maria, nëna e moderatores i ka zgjedhur fjalët dedikuar Marinës ndërsa i shkruante: “Jam mama ma e lumtur në botë me nji shpirt të bukur si ti! Falenderoj Zotin për ty! Edhe 100 vite të bukura ashtu me dashuri e rreze dielli që ti rrezaton për ne! Shpirti plot, pasuria ime!’ ka shkruar poshtë fotos ku shfaqen të dyja. Për të gjithë kureshtarët që duan të mësojnë moshën e Marinës, ajo ka lindur në 17 maj 1990, pra sot feston 28 vjetorin.