Marina Vjollca dhe Geti pozojnë të dashuruar nga vullkani Etna në Sicili
Çifti Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një prej çifteve më të përfolur të estradës.
Dyshja së fundmi u kanë treguar fansave të tyre se ndodhen në pushime verore, ku si destinacion kanë zgjedhur ishullin e Sicilisë në Itali.
Të shoqëruar nga motra e Marinës, Luana së bashku me partnerin e saj, dy çiftet duket se janë duke shijuar momente të këndshme së bashku në ishullin italian.
Prezantuesja Marina Vjollca i mbajti të azhurnuar fansat e saj në Instagram me një fotografi të publikuar nga pushimet.
Ajo pozoi së bashku me burrin e saj, reperin Getoar Selimi, në një pozë mjaft romantike të realizuar pranë vullkanit aktiv Etna në Itali.
Mes shumë pëlqimeve dhe komenteve nga fansat, në sy ra komenti i vet reperit, i cili i kishte shkruar gruas së tij: “Gjithçka e imja”. /Telegrafi/