Marina Vjollca bën fotomodelen larg ekranit
Prezantuesja e njohur Marina Vjollca pas mbylljes së “C’est la vie”, është në pauzë sa i takon punës në televizion. Por duke qenë se ka kohë të lirë mjaftueshëm ajo po i dedikohet fotografisë duke pozuar si fotomodele. Kështu pas disa fotove me fustan në ngjyrën vjollcë ku pozonte në shtëpinë e saj e shtrirë në fivan, tani e shohim me të thera poza të bukura, ku bien në sy dorashkat e zeza të lëkurës.