
Marina shtatzënë por fsheh barkun, Eli Fara i publikon fotot më të bukura
Vajza e këngëtares Eli Fara u përfol se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Marina nuk është më aq aktive në rrjetet e saj sociale dhe duket se tashmë as nuk mund të përflitet për jetën e shfrenuar të natës. Askush nuk e ka mohuar faktin se ajo është në pritje të ëmbël. Ndërkohë pas të gjithë zërave këto janë fotot e para që tregojnë se si duket Marina në muajt e parë të shtatzënisë, shkruan Express. Mjaft të lumtura që të dyja, por në një prej postimeve Marina është kujdesur të mbulojë barkun.
