Marina për darkë me familjen e Getoarit, feston ditëlindjen vjehrra (Foto)

Ditën e djeshme nëna e Getoarit, Florija festonte ditëlindjen dhe familja e reperit janë mbledhur së bashku për të festuar. Sigurisht që bashkë me Getin ishte edhe bashkëshortja e tij, Marina.

Marina-2

Në foton e publikuar nga “Prive”, shihet nëna e Getit, vetë Geti, Marina, Liberiani (vëllai i reperit) dhe disa persona të tjerë.

Marina-3

Geti jeton në Tiranë prej një kohe të gjatë, por dje është rikthyer në Kosovë për të festuar ditëlindjen e të ëmës.

Marina-1

Kujtojmë që Getoari është shumë i përkushtuar ndaj familjes dhe ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me ta. /prive