Marina mbulohet me lule e urime, po shihni njëherë dhuratat luksoze

Marina është rrethuar nga lule dhe dhe shumë dashuri sot në ditën e lindjes, por nuk kanë munguar as dhuratat e shtrenjta dhe luksoze.

Megjithëse me shumë gjasa nuk i ka zbuluar akoma të gjitha, që tani e kuptuam se njerëzit më të afërt të saj kanë shpenzuar goxha për t’i treguar se e duan dhe mendojnë për të. Ndër miq, ra në sy dhurata me motrës së saj që ka zgjedhur një çantë të markës “Aleksander McQueen” dhe të tjerë i kanë dhuruar Louis Vuitton apo parfume të shtrenjta.

Shtëpia gjithashtu i është mbushur nga ngjyrat e luleve më të veçanta që kemi parë vërdallë.

Për festimet, Marina u tregua diskrete dhe nuk ka ndarë detaje, por me shumë gjasa në vazhdim ndonjë gjë të vogël edhe na e tregon. Deri atëherë presim./revistawho.com