Marina Fara pranë futbollistit 10 vite më të ri, ja cili është menaxheri që i fotografoi

Marina-Fara-2

Vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina Fara, ka disa muaj që publikon fotografi e video nga plazhi në rrjetet sociale, ku ajo duket tepër në formë dhe e kuruar në maksimum. Së fundmi, është fotografuar me futbollistin e njohur të ekipit të Tiranës, Albi Doka. Fotot u publikuan nga mbrojtësi 19-vjeçar i Tiranës në rrjetet sociale, por nuk vonoi shumë dhe natyrisht që pozat bënë bujën e tyre në media. Por sipas miqve të afërt të Marinës, fotot janë bërë nga menaxheri i këngëtarëve Xhani Demika, duke qenë se kanë rastistur bashkë në plazh. Vetë Marina e ka konsideruar këtë një lajm pa rëndësi, dhe që nuk ka të vërtetë brenda sa i takon një lidhjeje të mundshme mes tyre. Pas një sezoni të suksseshëm me Tiranën, në sajë të të cilit u bë pjesë e Kombëtares U-21, Doka flitet se ka marrëdhënie mjaft të mira me Marinën. Ndërkohë kujtojmë që Marina është e preferua e futbollistëve, pasi është ndodhur shpesh në festat e tyre pas fitoreve.