Marina doli vërtet në punë, por picirruken e mban kudo me vete

Marina Vjollca ka zbuluar si i bën xhirimet prej kohës kur në jetë erdhi Marget. Me një monitor bebushi në dorë, teksa grimierët dhe stilistët e flokëve e përgatisin për emision, Marina na tregoi pak nga jeta e saj si një nënë e re, që edhe punon.

“Duke u bërë gati për xhirime dhe duke ruajtur picirruken”, shkroi moderatorja në videon në fjalë.

Marget erdhi në jetë në datë 24 nëntor dhe prindërit janë më të lumtur se kurrë për të. Prej kohës kur e vogla erdhi në jetë, Marina nuk pushoi shumë dhe rikthimin në ekran e pati të menjëhershëm.