Marina dhe Getoari do bëhen prindër për herë të parë?
“Faleminderit Zot për gjithçka!”- shkroi moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar Marina Vjollca mbrëmjen e djeshme në një status në Instastory. Ajo nuk tregoi asnjë detaji tjetër se për çfarë i ishte kaq falenderuese Zotit duke lënë fansat në pikëpyetje e rrjedhimisht ata kanë nisur aludimet. Dyshohet se ajo dhe Getoari po bëhen prindër për herë të parë dhe statusi i saj lidhet pikërisht me këtë lajm.
Po ashtu, me një vëzhgim të shpejt në rrjetet sociale vumë re se ndjekësit prej disa kohësh komentojnë për një shtatzënë të mundshme të bukuroshes bjonde. Disa prej tyre thjesht pyesin “Shtatzënë?”, “Më duket mua apo do na bësh me beb me vërte?”, të tjerë e bëjnë fakt të kryer duke shkruar “Marina shtatzënë”, “Shtatzënë” e të tjerë e urojnë “Urime shtatzënia Marina, mos e mbulo barkun me çantë”, kurse dikush shkruan “Si e ke bebin, Marina?”.
Gjithë dyshimet nisën kur Marina mungoi në ekran muajin e fundit te ‘Klanifornia’, ndërkohë më pas postoi një foto në “Instagram” pas një mungese të gjatë, duke shkruar “Më munguat të gjithë”. Sakaq, në postimet e fundit që ajo ka bërë duket sikur kujdeset të mbulojë barkun. Kujtojmë se Marina dhe Getoari kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 4 vite më parë. A ka ardhur koha që familja e tyre të zgjerohet? Mbetet për tu parë, kur ata vetë të zbulojnë të vërtetën. /News31