Marina, 10 kilogramë më shumë 10 më pak nuk ka ndonjë diferencë, apo jo?!

Marina Vjollca ka hapur arkivat e fotove për të rikujtuar një moment të sajin, ku siç ka treguar ka qenë 10 kilogramë më shumë.

“Kur isha 10 kilogramë më e shëndoshë”, ka shkruar Vjollca krah fotos ku shfaqet si çdo herë tjetër në formë shumë të mirë fizike. Moderatorja nuk ka zbuluar se si i ka humbur këto kilogramë, ndonëse portalet nuk kanë rreshtur së pyeturi se si është dobësuar kaq shumë.

Megjithatë tashmë që Marina ndau këtë foto, po kuptojmë se ndryshimi (përveç gjoksit) nuk është dhe aq i madh dhe ajo vazhdon të duket po aq tërheqëse sa më parë.

revistawho.com