Marin Orhanasi flet si sozia e Luiz Ejllit: Rrugaç i bukur, që di të kthejë përgjigje për gjithçka
Luiz Ejlli është kthyer pa diskutim në një fenomen, teksa fama e tij i ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Ai është kthyer në një nga banorët më të pëlqyer e më të komentuar, teksa këngëtari është kthyer në personazh edhe në emisionet e humorit.
Marin Orhanasi, aktori i Portokallisë i cili e imiton Luizin çdo të diel në programin e humorit ka treguar së fundmi sekrete nga ‘të imituarit’ e këngëtarit. Në një intervistë për emisionin ‘Shqipëria Live’, Marini ka treguar se Luizin e njeh sepse e ka çun lagjieje, ndërsa tha se këngëtari është një personazh shumë simpatik.
Gazetari: Ka qenë e bukur ta imitosh por a ka qenë e vështirë ta bësh?
“Përgjithësisht… Unë Luizin e kam çun lagjie banojmë shumë afër e njoh nga larg. Por ideja është personalitet shumë simpatik në tërësi jo vetëm në “Big Brother” por edhe në përgjithësi me qëndrimin e tij, siç e quaj unë një rrugaç i bukur, qè di nga gjithçka dhe të kthen përgjigje nga gjithçka.
Nga një anë duhet falënderuar sepse i ka treguar syrit të publikut që ka dhe djem të tillë që i ka në bërë të gjitha në jetë në kuptimin më të mirë të fjalës pra ka qënë çdo kund dhe do jetë çdo kund”– tha Marin Orhanasi.