Marin Meksi merr çmimin e kampionatit të “Bodybuilding” dhe përfaqëson Shqipërinë në eventin botëror
Në datë 6 nëntor 2021 u zhvillua në Tiranë, Kampionati Mbarëkombëtar i Bodybuilding dhe Fitness ku morën pjesë sportist nga mbarë trevat shqiptare dhe diaspora. Të ndarë në kategorinë e femrave dhe meshkujve dhe në disiplinat përkatëse, sportistët fitues u përballën për çmimin e madh absolut, të cilin e fitoi sportisti nga Tirana, Marin Meksi, i cili garantoi ftesën për të përfaqësuar shqiptarinë në Kampionatin Botëror të Bodybuilding dhe Fitness “Diamond Cup” në Portugali në datat 20-21 Nëntor 2021.
Marin Meksi, pasi fitoi disa tituj në kategori të ndryshme si kampion i shumëfishtë, ai u shpall dhe Kampion Absolut Mbarëkombëtar në Bodybuilding dhe Fitness.
Marin Meksi, Diplomat karriere në profesion, me disa misione të suksesshme në Ambasada të Shqipërisë në Botë, si Budapest, Zvicër, etj. Pedagog, sportist i Bodybuilding më shumë trofe kombëtar dhe ndërkombëtar.
Jo vetëm në sportin e bodybuilding, por dhe në sportin e qitjes me armë, mundje krahu, strongest man, powerlifting, Boks, MMA etj.
Kujtojmë se Marin Meksi është i biri i shkrimtares së njohur Mira Meksi. I apasionuar pas heraldikës shqiptare duke kërkuar nëpër arkivat e ndryshme në botë, rrënjët e familjes së tij fisnike dhe kontributin në politik bërjen, diplomacinë, ekonominë, intelektualizmin në Evropë dhe në Shqipëri me ndihmën në shtet formimin tonë, hartimin e kushtetutës, pavarësinë e vendit, apo kontributin në shkencë, art, sport dhe teologji të kësaj familje.
Kampionati i Bodybuilding dhe Fitness është një traditë e filluar që në vitin 1993-1994 në studion e Doktor Flamur Topi, më pas në vitin ‘97 pati një shkëputje për arsye të emigrimit të sportistëve dhe qe pas dy vjetësh e deri me sot nuk ka patur me shkëputje. Ky event organizohet nga Federata Shqiptare e Bodybuilding dhe fitnessit me në krye Rando Kukeli Sekretar i Përgjithshëm. Në të marrin pjesë sportist nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora. Në kategoritë femra (bikini, fitness) si dhe meshkuj në mens physics, bodybuilding classic dhe bodybuilding modern. Më pas të gjithë kampionet e kategorive përballen me njëri-tjetrin për të shpallur më të mirin e mbrëmjes që quhet kampioni absolut./revistawho.com