Marilyn kishte një motër, por përse e fshehu gjithë jetën ekzistencën e saj!

Marilyn Monroe ka hyrë në rangun e legjendës. Aktorja lindi 1 qershorin e vitit 1926, por përherë kur flitet per jetën e saj, duket sikur anashkalohet shumë fakti që e ëma, përpara saj, kishte lindur dy fëmijë të tjerë, të cilët i kishte nga bashkëshorti i saj i parë Jasper Neëton Baker, përkatësisht Berniece dhe Robert Kermit. Pas divorcit ai i kishte rrëmbyer fëmijët dhe i mbajti derisa vdiq nga bllokimi i veshkave. Të miturit u birësuan nga një grua, ndërsa Marylin u rrit në një shtëpi fëmije pasi u ëma u përball me probleme të mëdha psikologjike. Shumë vite më vonë, Gladys Baker, pasi u shërua nga problemet psikiatrike që e kishin torturuar prej kohësh, vendosi të rifillonte kontaktin me vajzën e saj të parë, nëntëmbëdhjetë vjeçe në atë kohë, duke i shkruar asaj një letër. Në atë letër Baker e informoi Berniece-n se kishte një motër 12-vjeçare, të quajtur Norma (emri i vërtetë i Marilyn Monroe), e cila jetonte në Los Anxhelos.

Berniece i shkroi menjëherë motrës që nuk e kishte takuar kurrë, dhe Norma Jean i ktheu përgjigje, ndërsa mes tyre lindi një korespondencë që vazhdoi gjatë, dhe u kthye në një marrëdhënie të fortë.

Kaluan vite megjithatë derisa ato u takuan përballë. Kjo ndodhi ndodhi në Detroit, ku Berniece ishte zhvendosur me burrin e saj Paris Miracle. “Ishte e pamundur mos të njiheshim! Të gjithë pasagjerët që zbrisnin nga treni dukeshin kaq të zakonshëm, pastaj, papritmas, zbriti kjo vajzë e gjatë dhe e bukur. Nuk mund të ndalonim së vështruari njëra-tjetrën. Kishim të njëjtat flokë bjonde, të njëjtën gojë, vetëm sytë ishin të ndryshëm”, do të shkruante më vonë ajo.

Duket se Berniece e vizitonte shpesh. Madje, ëndrra e aktores për të pasur gjithmonë Berniece-n pranë saj ishte aq e fortë sa u përpoq t’i gjente një punë në Fox, por fatkeqësisht, përveçse nuk e gjeti vendin e punës për të, Marilyn u pushua edhe vetë nga puna. Në vitin 1948, i mbërriti një kontratë me Columbia Pictures mbërriti për yllin, por presioni dhe ndërhyrja e mediave mbi jetën e saj dhe të familjes po bëheshin shumë mbytëse, aq sa, për të mbrojtur Berniece-n, Marilyn Monroe mori një vendim shumë të rëndësishëm. Ajo filloi t’i tregonte shtypit se ishte jetime dhe se nuk kishte askënd nga familja gjallë.

Përmes punonjësve të saj të marrëdhënieve me publikun ajo përhapi histori të rreme për të kaluarën e saj, dhe hileja funksionoi. Jashtë jetës publike të Marilyn-it, aktorja dhe motra e saj gjithmonë e kanë mbështetur njëra-tjetrën, aq sa në vitin 1961, kur Monroe mësoi se duhej t’i nënshtrohej një operacioni, Berniece Baker iu bashkua menjëherë në Nju-Jork. Vdekja e Marylin, ishte një goditje shumë e madhe për të. “Që atëherë nuk kam qenë kurrë e njëjta. Zgjodha arkivolin e saj dhe fustanin e gjelbër”, do të rrefente më vonë Berniece, e cila vdiq në 2014-tën, në moshën 94 vjecare.

Bordo