Mariah Carey rikthehet pas 7 vitesh me një album të ri

Diva e muzikës pop, Mariah Carey, do të rikthehet këtë vjeshtë me albumin e saj më të ri të titulluar “Here For It All”, që do të publikohet më 26 shtator. Ky projekt vjen pas një pauze prej shtatë vitesh nga albumi i saj i fundit, “Caution” (2018), dhe do të përfshijë edhe këngën e publikuar më herët, “Type Dangerous”.

Lajmin e dha vetë Mariah përmes Instagramit, duke ndarë një teaser.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey)

Vetëm një ditë para kësaj, ajo kishte publikuar një video emocionuese që përmblidhte gjithë diskografinë e saj, që nga debutimi në vitin 1990 me albumin “Mariah Carey”, deri te “Caution”, duke përmendur edhe titullin “MC16”, që tani dihet se i referohej albumit të ri.

Për më tepër, Carey ka paralajmëruar edhe një këngë të re të titulluar “Sugar Sweet”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey)

Ky rikthim vjen gjithashtu pas një tjetër suksesi për Mariah: në qershor, kënga e saj ikonike e vitit 1995, “Fantasy”, kaloi 500 milionë dëgjime në Spotify, duke dëshmuar edhe një herë ndikimin e saj të vazhdueshëm në muzikë.

popart.al