
Mariah Carey nuk gjen paqe nga kënga e Krishtlindjeve, një padi e re çon këngëtaren në gjyq
Mariah Carey është dërguar edhe një herë në gjykatë për këngën e saj të Krishtlindjeve “All I Want For Christmas Is You”. Dy burra pretendojnë se kanë shkruar një këngë me të njëjtin titull dhe për këtë, këngëtarja është hedhur në gjyq.
Andy Stone dhe Troy Powers i kërkojnë këngëtares të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim për këngën “All I Want For Christmas Is You”, sepse, sipas tyre, ky është titulli i këngës së tyre të festës së vitit 1989.
Në dokumentet e reja, të publikuara nga TMZ, Stone dhe Powers pretendojnë se ka ngjashmëri të konsiderueshme në lidhjen lirike, melodinë dhe ndjesinë e përgjithshme, në krahasim me këngën e tyre. Ata shtojnë se Mariah “u ka hequr të drejtën nga këto vepra me historinë e saj dyshuese të origjinës, sikur ato vepra ishin të sajat”.