Mariah Carey flet për çrregullimin mendor: U shtrova në spital pasi rrezikoja karrierën

Mariah-Carey-2

Shumë pak persona kanë qenë në dijeni që këngëtarja e famshme Mariah Carey, ka vuajtur nga çrregullimi mendor bipolar i tipit 2. Por në një intervistë për revistën “People”, ajo ka folur për shëndetin e saj mendor dhe gjendjen aktuale, duke rrëfyer: “Kam pasur momente të vështira në jetën time, kur kam menduar se po humbisja gjithçka. Nuk doja ta besoja, apo të kapja veten pas stigmës së një sëmundje e përjetshme mund të më përcaktonte potencialisht fundin e karrierës sime”, është shprehur ajo. Artistja 48 vjeçare e muzikës pop, e cila ka shitur më shumë se 200 milionë disqe muzikore në mbarë botën duke shënuar shpesh edhe rekorde, ka folur hapur për këtë periudhë të trishtë në jetën e saj, ku për shkak të këtij çrregullimi mendor i është dashur edhe të shtrohet në spital në vitin 2001.