Mariah Carey bën zbulimin tronditës për prezantuesen e famshme: Më detyroi të pija shampanjë kur ndërkohë që sapo kisha abortuar

Mariah Carey ka zbuluar një moment të pakëndshëm gjatë një interviste në vitin 2008 me Ellen DeGeneres.

Këngëtarja rrëfeu momentin kur prezantuesja e famshme i ushtroi presion për të zbuluar shtatzëninë e saj.

Një video nga intervista u publikua në mediat sociale. Në video, Mariah Carey sfidohet nga Ellen DeGeneres për të pirë një gotë shampanjë. Sipas pretendimet prezantuesja e bëri me qëllim këtë për të konfirmuar spekulimet se këngëtarja ishte shtatzënë.

Por Mariah Carey kishte pësuar një abort spontan, ndërsa pak kohë pas emisionit, ajo sërish abortoi.

Në një intervistë për Vulture, këngëtarja u shpreh se intervista ishte shumë e pakëndshme.

“Isha jashtëzakonisht shumë në siklet në atë moment, kjo është gjithçka që mund të them. Me të vërtetë e kam pasur të vështirë të përballesha me pasojat. Nuk isha gati t’i tregoja askujt sepse kisha pasur një abort spontan,”– rrëfeu ajo.

Në vitin 2010, Carey foli për abortin në një intervistë për me Access Hollywood, kur ishte ende e martuar me Nick Cannon.

“Ishte një shok për të dy. Nuk isha në gjendje të flisja me askënd për këtë. Kjo nuk ishte e lehtë,”– rrëfeu ajo.

Ata u bënë prindër të binjakëve Moroccan dhe Monroe, në vitin 2011.

/Panoramaplus.al