Maria De Fillippi shfaqet e shkatërruar në homazhet për Maurizio Contanzo-n

Personazhe të shumtë nga bota e spektaklit kanë dashur të bëjnë homazhe për Maurizio Contanzo, i cili u nda nga jeta dje në moshën 84-vjeçare.

Ai vdiq në klinikën Paideia në Romë, pas komplikimeve që lindën pas një operacioni rutinë për heqjen e polipeve të zorrës së trashë.

Një burrë i madh që bëri historinë e kulturës dhe argëtimit italian, gjithmonë në rreshtin e parë në luftën kundër mafies, me vendosmërinë dhe talentin e tij të lindur.

Të gjithë nuk mund të mos e dallonin gjestin e Maria De Filippi, e cila mbërriti në varrim me të birin; një gjest vërtet zemërthyes.

Moderatorja e famshme italiane pezulloi emisionin e saj, “C’e posta per te”, në homazh të bashkëshortit të ndjerë.

Përgjatë gjithë kohës ajo është parë e përlotur, teksa kanë qenë të shumtë miqtë që i kanë qendruar pranë.