Margot Robbie shtatzënë për herë të parë
Margot Robbie është në pritje të ëmbël. Ylli i filmit Barbie, 34 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Tom Ackerley po presin fëmijën e tyre të parë.
Këto janë fotot e shkrepura së fundmi në Liqenin e Como-s në Itali, ku aktorja shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Robbie dhe Ackerley, gjithashtu 34 vjeç, u takuan për herë të parë në vitin 2013 në xhirimet e filmit “Suite Française”, ku ai ishte asistent regjisor dhe ajo ishte aktore.
Ata u martuan në dhjetor të vitit 2016 gjatë një ceremonie private në Byron Bay të Australisë.
tiranapost.al