Margot Robbie, një “Barbie” që nuk e ka pëlqyer kukullën kur ishte e vogël
“Nuk doja të luaja ndonjëherë Barbie, apo ëndërroja të isha Barbie, apo diçka të tillë. Kjo do të tingëllojë budallallëk, por me të vërtetë as që kam menduar të luaj Barbie deri sa mu propuzua projekti.”– kështu shprehet Margot Robbie kur e pyesin për filmin e Brabie-t.
Aktorja thotë se ajo kurrë nuk ka qenë e fiksura me kukullat Barbie, madje thotë se nuk është e sigurtë nëse gjatë fëmijërisë së saj ka pasur një të tillë.
Mirëpo është interesenate se si ajo e shikon pjesëmarrjen e saj në këtë film, i cili do të dalë në korrik të këtij viti.
Ylli australian, i cili luan kukullën ikonike ‘Mattel’ tha se është përshtatur shumë me rolin e saj dhe se së bashku me Ryan Gosling, që luan në rolin e Ken kanë një energji poztive gjatë xhirimeve.
Robbie foli më gjatë për filmin, duke thënë për ‘Vogue’ se Barbie është seksualizuar, por nuk është seksi.
“Unë them, ‘Mirë, ajo është një kukull. Ajo është një kukull plastike. Ajo nuk ka organe. Nëse ajo nuk ka organe, ajo nuk ka organe riprodhuese. Nëse ajo nuk ka organe riprodhuese, a do të ndiente edhe dëshirë seksuale?’ Jo, nuk mendoj se mund”, tha Robbie. “Ajo është e seksualizuar. Por ajo nuk duhet të jetë kurrë seksi. Njerëzit mund të projektojnë seks mbi të. Po, ajo mund të veshë një fund të shkurtër, por sepse është argëtues dhe rozë. Jo sepse ajo donte që ti të shihje të pasmet e saj.”– tha Margot.
Kujtojmë se me 21 korrik do të shohim disa versione të Brabiet si Issa Rae, Hari Nef, Emma Mackey, Dua Lipa, Sharon Rooney, Ana Cruz Kayne, Alexandra Shipp, Kate McKinnon dhe të tjerë.