Margot Robbie: Doja të isha lakuriq për skenën me DiCaprio tek “Ujku i Wall Street”
Margot Robbie dëshmoi edhe një herë se i është përkushtuar roleve të saj në detaje. Aktorja e lindur në Dalby, Queensland, Australi më 2 korrik 1990, nuk e imagjinonte se mund të bëhej një nga aktoret më të paguara në Hollywood, duke pasur një ndikim dinamik në industrinë e filmit. Ajo ka arritur të nominohet dy herë për Oscar dhe talenti i saj e ka shtyrë të punojë me shumë nga yjet më të mëdhenj në botën e argëtimit.
Robbie, e cila tani konsiderohet si një nga emrat më të rëndësishëm në Hollywood, ka bërë zbulime të reja në një intervistë për skenat nudo që ka xhiruar në filmin e njohur të Martin Scorsese, “Ujku i Wall Street”.
Aktorja 32-vjeçare australiane, e cila luajti rolin e “Naomit”, në një intervistë të re të publikuar së fundmi sërish në “The Telegraph” dha detaje lidhur me rolin e saj.
“I gjithë thelbi i Naomit ishte se trupi i saj ishte forma e saj e vetme në këtë botë. Kështu që kur Martin Scorsese u përpoq të më ndihmonte dhe më jepte një mantel për të mbuluar trupin tim për të xhiruar skenën ku unë josh Jordan (Leonardo DiCaprio), unë thashë jo. Doja të shtrihesha lakuriq, të vendosja të gjitha “letrat e mia” në tryezë. Doja shumë që t’i përkushtohesha skenës,”-tha ajo.
Karriera e aktores së njohur filloi në vitin 2008 me një rol të ftuar në telenovelën australiane ‘Neighbors’. Producentët ishin të impresionuar nga talenti i saj dhe i ofruan një kontratë për tre vjet. Në vitin 2011, aktorja australiane u transferua në Amerikë, ku luajti për një vit në serialin dramatik të ABC “Pan Am”. Madje, në atë kohë, siç tregon ajo, të gjithë i thanë që të mos e vazhdonte karrierën e saj në Amerikë. Pak më vonë Margot Robbie, luajti të dashurën e Leonardo DiCaprios në The Wolf of Wall Street (2013), Harley Quinn në Suicide Squad (2016), u nominua për Oscar me ‘I, Tonya’ (2017), ‘Sharon Tate’ e Quentin Tarantino në përrallën ‘Once Upon a Time in…Hollywood’ dhe së shpejti do të jetë në ekranin e madh si ‘Barbie’.