Margaret Shllaku: Jam aktore e lindur, por realitet do bëj punën në televizionin

Margaret Shllaku është modelja 23 vjeçare nga Shkodra që u shpall fotomodelja më e mirë në botë për vitin 2017 në garën “Best Model of the World”, në Paris të Francës. E pasionuar pas modës dhe diplomacisë, Margaret e konsideron këtë moment kulmin e saj për të ecur gjithmonë e më shumë në karrierë. E bukur dhe e çlirët, ajo ngacmoi jo pak fantazinë duke pozuar me lëpirëse, foto sipër së cilës bënte pyetjen: “Can I be your lollipop?” Po si mund ta marrim këtë propozim, ajo e shpjegon në këtë intervistë për revistën “Story”, “Fotot janë realizuar për një qendër estetike në qytetin tim dhe janë realizuar me shumë dëshirë, pasi unë kam vite që kurohem aty. Po ta përkthejmë fjalë për fjalë mund të dalë pak vulgare ose e çuditshme, por unë kam dashur të them që: “A mund të jem e llastuara jote? Diçka që të shkrihesh me të?” (Qesh). Duke qenë se ajo pozon shumë bukur dhe e luan mjaft mirë rolin qoftë edhe në këtë set fotosh sensuale, pyetjes nëse ka marrë ndonjë ofertë për të qenë në televizion apo kinema, dhe çfarë do të dëshironte ta bënte me shpirt, Margaret përgjigjet kështu: “Jam një aktore e lindur, pasi në fëmijëri kam vënë në skenë shumë drama dhe komedi në shkollë, por nuk e kam ndjekur shumë edhe pse e gjej veten menjëherë po mora pjesë në aktrim, televizioni për mua është një dëshirë shumë e madhe që besoj se do e bëj realitet duke parë dhe ofertat që po marr.” /Story.al/