
Marc Anthony i bën David Beckham dhuratën 23 milionë euro
Marc Anthony i ka dhënë fund thashethemeve për një krisje në miqësinë me David Beckham me një gjest mbresëlënës: i dhuroi një makinë të rrallë dhe tepër luksoze, me vlerë rreth 23 milionë euro.
Sipas revistës Hola, këngëtari i njohur ia dhuroi automjetin ekskluziv mikut të tij të ngushtë dhe kumbari të djalit të tij, në një shenjë miqësie të thellë që shkon përtej thashethemeve të fundit.
Automjeti është prodhim i Hedley Studios, një markë britanike që krijon makina artizanale të ndërtuara me dorë dhe konsiderohet një thesare për koleksionistët. Makina, e personalizuar dhe me sedilje lëkure, është realizuar me përbërës tërësisht britanikë dhe përfaqëson luksin dhe elegancën në çdo detaj.
Edhe pse marka dhe modeli nuk janë bërë publikë, vetë fakti që vlera kap shifrën marramendëse e bën këtë një nga dhuratat më të komentuara në botën e showbiz-it.
Miqësia mes dy ikonave ka nisur shumë vite më parë përmes pasionit të përbashkët për muzikën dhe ka thelluar lidhjet familjare, ku Anthony është kumbari i Cruz dhe Harper Beckham, ndërsa Beckham ka marrë të njëjtin rol për djalin e Marc Anthony me Nadia Ferreira-n.
Ky gjest luksoz jo vetëm që rrëzon zërat për ndonjë përçarje mes tyre, por konfirmon se lidhja e tyre shkon përtej famës dhe kamerave.
gazetatema.net