Maral & Sarp: Ndiheshim të eksituar gjithë kohës, çfarë fshihet pas shikimeve që na çuan në…

 

Hazal Kaya: Njerëzit duan të më shohin duke qarë në filma, por unë…

Fansat e tu kanë dashur prej kohësh të të shihnin në ekran. Në serialin “Maral” ti ke rolin e protagonistes, por beson me bindje se çfarë kërkohet nga shikuesit mund të gjendet në këtë seri?
Publiku priste që të luaja në një seri pasionante dhe të qaja. Por unë bëra më shumë se kaq pasi demostrova gjithë arsenalin e ndjenjave të mia, dhe kjo është arsyeja pse unë jam kaq e lumtur.
Çfarë të tërhoqi si me magji në këtë serial?
Po gjëja që na rrëmbeu të dyve si çift ishte skenari. Ajo që duhet të bënim në këtë akrim ishte që me sy të tregonim se shpresa mbetet gjithmonë gjallë, pra nuk vdes kurrë. Është shumë filozofike si ide, por duhet t’i besojmë asaj pasi në të gjithë botën njerëzit kanë një fije shprese sado të zhytyr të jenë në fatalitetin e jetëve të tyre.
Jeni bërë problem për njëri-tjetrin gjatë punës për xhirimet e filmit, apo e keni mbështetur njëri-tjetrin?
Të gjithë kemi probleme kur bëjmë këtë punë. Dua të them se për t’u bërë aktor apo aktore më e mirë, duhet të kesh aftësinë për të treguar një histori pa fjalë e për të shpjeguar një problem me gjithë forcën e shpirtit dhe elokuencës tënde.
Si përfundim roli yt tek “Maral” të bën më shumë të derdhësh lot, apo të përjetosh një buzëqeshje në fytyrë?
Ka disa seri dhe filma që pas ndjekjes të tyre do t’ju shoqërojë një buzëqeshje në fytyrën tuaj, dhe kjo është një gjë e mirë, pasi kjo mund t’ju bëjë që ta shikoni përsëri të njëjtin film. “Maral” është pikërisht një prej këtyre filmave. Kjo është arsyeja pse unë jam me të vërtetë e lumtur, pasi në të vërtetë kjo seri u bë një nga historitë tona më të mira në kinemanë turke.

Aras Bulut İynemli: Unë dhe Maral një eksitim trupash që…

Si jeni ndier kur e patë të përfunduar serialin “Maral”?
Siç e kishim menduar suksesin që nga fillimi, doli të jetë një projekt që ne duhet të mburremi vërtet sot. Kjo është arsyeja pse jemi kaq të lumtur. Jam shumë i emocionuar sa herë më pyesin për rolin e Sarp, aq sa nuk jam në gjendje të flas apo të shprehem lirshëm…
Ngacmimet mes jush si çift duket se mbizotëronin në pjesën më të madhe të skenave. E përjetuat po aq sa ne si publik?
Po, dhe aq shumë sa nuk mund ta imagjinoni!
Çfarë doni të thoni me këtë?
Po në fakt pas shikimeve tona fshihej një eksitim i vërtetë trupash, që u zëvendësua nga lumturia që na çoi në qiellin e shtatë në paskuinta.
Dimë që xhirimet e zgjatura e bënë shumë të vështirë punën tuaj si aktorë. Si ndjeheni kur tejkaloni limitet tuaja?
Gjithmonë e ndjejmë mbingarkesën e punës gjatë xhirimeve. Në raste të tilla gjithkush përpiqet të bëjë më të mirën e tij dhe shpesh në kushte të pafavorshme. Por gjithmonë mendojmë se kjo është një mundësi që nuk u jepet të gjithëve, dhe kështu përpiqemi të durojmë. Por duhet të theksojmë që pas gjithë asaj lodhjeje ne dukemi tërheqës duke fituar zemrat e publikut, edhe në sajë të syrit të mprehtë të regjisorit dhe drejtorit të fotografisë, të cilët bëjnë punë shumë të mirë me ne.
Ç’mund të thuash për skenarin, ju tërhoqi menjëherë apo ju duhet ta rilexonit disa herë që të gjenit veten?
Pinar Bulut shkroi një histori shumë të mirë dhe ajo na rrëmbeu fuqishëm. Karakteret tona ishin ato që na mbushën zemrën plot, e që do të krenohemi gjithë jetën. Ne ishim personat që duhej t’u jepnim jetë atyre personazheve. Punuam shumë dhe jam i sigurt se kemi arritur maksimumin për t’u dukur sikur luajmë historinë e jetës sonë.