Mara Venier fton publikisht Alketa Vejsiun në emisionin e famshëm “Domenica In”

Ikona e televizionit italian, Mara Venier ka ftuar publikisht moderatoren Alketa Vejsiun në emisionin e saj të njohur “Domenica In”. Mara, përmes një video në Instagram, u shpreh se e do Alketën dhe e fton në “Domenica” dhe më pas, shtoi se do të vinte ajo në Shqipëri.

“E dua Alketën, e ftoj në “Domenica”. Pastaj, më prisni mua në Shqipëri”, tha ajo e buzëqeshur. Alketa publikoi videon në Instagram, duke thënë se empatia dhe buzëqeshja e Mara-s e bëjnë të patëmetë sharmin e saj njerëzor dhe më pas televiziv. “Faleminderit për ditën e mrekullueshme. Të dua. Je një grua e jashtëzakonshme”, shkroi Alketa në mbishkrim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Venier cilësohet si një prej ikonave të moderimit në Itali, pasi edhe në moshën 73-vjeçare vijon të moderojë programin e saj të së dielës.

“Domenica In” në Rai 1 është një program historik, i cili transmetohet që nga tetori i vitit 1976. Nga viti 2018 e në vazhdim, prezantimi i tij iu besua Mara Venier, e cila u rikthye në emisionin që kishte moderuar në vitet ’90.

“Domenica In” është tashmë një traditë në Itali dhe ndiqet jo vetëm nga vendasit, por edhe nga admiruesit përtej kufijve. Alketa do të jetë shpejt pjesë e këtij programi, për të folur për pasionin, jetën dhe përvojën e saj ndër vite.

Anabelmagazine