Manuel Neuer, në një lidhje me trajnerin e portierëve Toni Topaloviç?

Portieri dhe kapiteni i Bayernit, Manuel Neuer, prej javësh është kryefjala e të gjitha mediave në Gjermani.

Pas Kupës së Botës në Katar, ai shkoi për ski, që është i ndaluar për futbollistët profesionistë dhe arriti të thyejë krahun, gjë që e detyroi të operohej dhe të përfundonte sezonin.

Më pas pasoi një intervistë, në të cilën ai sulmoi drejtuesit e klubit dhe trajnerin Julian Nagelsman për dorëheqjen e trajnerit të portierëve kroat, Toni Topaloviç, i cili është miku i tij i mirë.

Më pas ka ardhur reagimi i Bayernit, i cili i ka hequr shiritin e kapitenit dhe e ka gjobitur.

Megjithatë, kjo nuk është asgjë në krahasim me aferën që dyshohet se shpërtheu. Domethënë, Manuel Neuer ishte në një lidhje emocionale me trajnerin e portierëve Toni Topaloviç?

Publiku ishte i intriguar nga marrëdhënia mes Neuerit dhe Topaloviçit, pasi portieri gjerman dënoi publikisht vendimin e Bayernit, i cili së fundmi shkarkoi trajnerin e portierëve. Në rrjetet sociale po qarkullojnë mesazhet që ka marrë “Bild” nga një burim pranë Bayernit, i cili konfirmon se lidhja e tyre ka qenë më se miqësore.

“Do ta marrë vesh kur të përfundojë karrierën. Tani nuk mundet sepse është kapiten i Gjermanisë dhe Bajernit. Dëgjo, ai ishte i martuar, nuk kishte fëmijë dhe i divorcuar. Ai ka shkuar në Kroaci me trajnerin e portierëve”, thuhet në mesazhe.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim se historitë për lidhjen e tyre të dashurisë janë të vërteta, por është e sigurt që Toni Topaloviç dhe Manuel Neuer kanë qenë disa herë bashkë në bregdetin kroat dhe se portieri gjerman së fundmi është divorcuar nga bashkëshortja e tij, Nina Weiss, me të cilën nuk kishte fëmijë.