Manjola Nallbani: Të gjithë kemi shqetësime, sëmundje, zhgënjime, por në rrjetet sociale unë zgjedh te qesh!

E përmbushur në jetë, si në atë profesionale ashtu dhe në atë familjare, Manjola Nallbani rrezaton qetësi dhe pozitivitet. Në krah të fotos së fundit të postuar në Instagram, ku shihet duke pozuar nga Muzeu i mrekullueshëm i Luvrit në Francë, këngëtarja aq e dashur për publikun shqiptar kishte një mesazh të ndjerë për ndjekësit. Ajo përcjell aty “filozofinë” e jetës së saj në formën, përse jo, të një këshille për t`u ndjekur.

“Une kam nje qellim ne jeten time! Duke i qene mirenjohese ZOTIT🙏🧿 qe ekzistoj, te punoj per te bere deri sa te kem jete- Versionin Me Te Mire te Vetes 🙏, Se pari ne permbajtje e pastaj ne forme!

Jam e lumtur qe kam dy sy qe nuk me dhembin kurre nese shoh njerez te tjere te realizuar e te bukur!! Perkundrazi kam admirim!
Kam nje mendje qe deri me sot kuuurre se kam perdorur per te demtuar askend ( pavaresisht inatit e merzise se njerez jemi) por vetem per te bere dicka te mire me shume per veten, familjen, po dhe per kedo qe ka pasur nevoje per ndihmen time!
Kam bindjen dhe nga cfare lexoj, qe ne jemi grimca energjie! Ate qe jep do marresh….Nese do shohesh poshte ( ne sensin e energjise se keqe) do te te merren mendte e te keputet qafa😜

Frymezohem nga ato njerez qe kane arsye te me frymezojne dhe dua qe une te jem inspirim, vetem per dy qeniet me te shenjta ne jeten time @megitona @sindi.tona 🧿🧿me ate cfare ato kane pare e jetuar prej meje cdo dite te jetes! Te gjithe kemi semundje, shqetesime, lodhje, zhgenjime po ne rrjetet sociale une kam zgjedhur vetem te qesh!”, ka shkruar Manjola.