Manjola Nallbani feston ditëlindjen e 53-të me bikini (video)

Manjola Nallbani është një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare. Ajo sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 53 vjeç.

Ndonëse vitet kanë ikur, Manjola ka spikatur gjithmonë për linjat perfekte. Sot ajo ka publikuar një video nga pishina, ku shfaqet me bikini dhe me forma trupore tepër seksi.

“Ja te vishemi bukur me kostum si per ditelindje? Meqe na qellon ne 40 grade? Faleminderit ZOT per cdo dite e vit te jetes”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.

Kujtojmë që Manjola vazhdon të jetë aktive në muzikë edhe në ditët e sotme, gjithashtu dhe pedagoge në Universitetin e Arteve.

Nderkohe beteja me koronavirusin ka lënë gjurmë tek Manjolla Nallbani. Këtë e ka reflektuar me projektin më të ri që ka publikuar, një këngë dedikuar situatës së pandemisë dhe veçanërisht sakrificës së mjekëve, atyre që ndodhin në frontin e parë të luftës për të shpëtuar jetë njerëzish.

Kënga mban titullin “Triumf”, për të cilën ajo shkruan: “Kjo këngë është për NE! Një dedikim për dashurinë dhe solidaritetin njerëzor në këtë kohë pandemie. Gjithashtu një mirënjohje për gjithë ata mjekë që shpëtuan jetë”.