Manjola Nallbani do t’ju rrënqethë me këngën e re, dedikuar mjekëve që shpëtuan jetë
Kënga e re e Manjola Nallbanit nuk i kushtohet as një dashurie të pamundur, as dedikim dashurie për dikë, por shumë më shumë se kaq. I dedikohet mjekëve që shpëtuan jetë në kohën e që po jetojmë, të pushtuar nga pandemia. Një këngë rrënqethëse me një mesazh shumë të veçantë që përcillet shumë bukur edhe falë videoklipit.
“Kjo këngë është për NE! Një dedikim për dashurinë dhe solidaritetin njerëzor në këtë kohë pandemie. Gjithashtu një mirënjohje për gjithë ata mjekë që shpëtuan jetë”-shprehet Manjola.
Mbase në një tjetër kohë, një këngë për mjekun jo këdo do ta kish bërë të ulej e ta dëgjonte me respekt. Por në ditët që po jetojmë, është njëlloj sikur dikur thotë pikërisht atë që ti ke ndër mend. Kemi humbur aq shumë mjekë e shumë të tjerë po na tregojnë kush është heroi i vërtetë. Ndaj Manjola Nallbani ka gjetur krijimin e duhur.