“Manjati i duhanit” nxeh fansat me foton ku shihen tre femra në shtrat

I njohur me emrin Beynon, ai zgjodhi që në ditën ndërkombëtare të gruas të postonte një foto, e cila do të gjeneronte mjaft komente. Në foton e postuar në Instagramin e tij, shihen dy vajza të cilat janë të shtira në krevat dhe formojnë me këmbët e ngritura gërmën “W”. Bashkë me to në shtrat shihet edhe Beynon. Në foton e postuar në Instagram, bosi i duhanit ka shkruar një hashtag #InternationalWomensDay, që do të thotë Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ndjekësit u nxehën keq, duke vërshuar me një lumë komentesh kundra tij menjëherë pas këtij postimi.