Manaj nis të flasë, Keidi Bare nuk e mban dot të qeshurën/ Momenti që po bën xhiron e internetit

Dy futbollistët e Kombëtares, Rei Manaj dhe Keidi Bare kanë dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme, në prag të dy ndeshjeve të Kombëtares në Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë.

Megjithatë një moment tejet i veçantë dhe gazmor është regjistruar para se sulmuesi lushnjar të fillonte të fliste. Bare që ishte krahë tij, nuk e mbante dot të qeshurën në konferencë.

Situatë gazmore kjo, ku mesfushori e kishte të pamundur të mbante të qeshurën, ndonëse mundohej ta bënte diçka të tilë.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: