‘Mami të duhet një i dashur’: Si iu përgjigj Charlize Theron kërkesës së të bijës

Vajzat e Charlize Theron, janë shumë, po shumë të interesuara për jetën romantike të së ëmës. Aktorja, teksa bisedonte për statusin aktual me Diane Von Furstenberg në podcast-in e saj, zbuloi një nga bisedat shumë delikate që ka diskutuar së fundmi me të bijat.

“Para dy ditësh isha në makinë me dy vajzat e mia dhe e vogla më tha diçka të tipit: të duhet një i dashur. Përgjigja ime ishte që jo, në fakt nuk më duhet një i tillë. Ndihem shumë mirë me veten.”

Pavarësisht kësaj, vogëlushja këmbëngulte tek ideja e saj dhe vazhdonte t’i thoshte të ëmës se ka nevojë për një të dashur dhe për një lidhje.

Këtu, Charlize nisi ta merrte seriozisht kërkesën e saj dhe aq më tepër shpjegimin argumentues që duhej t’i jepte.

“I thashë se kam një lidhje, atë me veten. Vështrimi në sytë e saj më tregonte se s’e kishte menduar kurrë atë që i thash si një mundësi. Mendja e saj ishte pak e trazuar, por jam e sigurtë që ajo ishte pikërisht dita kur nisi ta shihte si një opsion të mundshëm atë çfarë thashë.”-përfundoi Therone.

Burimi: BuzzFeed