“Mami mezi pret të të takojë”, Ariana Fejzullahu publikon albumin e ëmbël të shtatzënisë
Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë në pritje të fëmijës së katërt që do të jetë vajzë edhe këtë herë. Ajo është rreth 7-muajshe dhe në këto foto vihet re qartë barku i rrumbullakosur dhe nuri që i ka dhënë pritja e ëmbël. Bukuroshja e showbiz-it ka zgjedhur të shkruajë fjalët më të bukura për të voglën duke lënë të kuptohet se mezi po pret që ta ketë në krahë të bijën.
“Mami mezi po pret të të takojë bija ime”,-shkruan Ariana në albumin e fotove.
Kujtojmë se lajmi i bukur u zbulua me vonesë nga mediat dhe muajt e parë u mbajtën të fshehtë, por lumturia që po përjeton familja Fejzullahu është shumë e madhe. Pritja e ëmbël është drejt fundit, por Ariana po e shijon në maksimum të gjithë këtë periudhë. / revistawho.com