Mami i Luizit dhe mami i Kiarës fotografohen në Myslym Shyri!
Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës duket se është në ditët e saj më të mira.
Pasi Luizi i ka dedikuar partneres së tij 3 këngë dhe çifti nuk ngurojnë të shprehin dashurinë për njëri tjetrin edhe në rrjete sociale, edhe krushqia kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
Edhe pse herë pas here ka patur aludime se familja e këngëtarit nga Shkodra nuk është dakord me këtë romancë, me siguri gjithçka ka qenë thashetheme sepse mesa duket të dyja familjet si ajo e Luizit, edhe ajo e Kiarës e përkrahin historinë e dashurisë së fëmijëve të tyre.
Vetëm pak ditë pasi Luiz Ejlli kaloi disa ditë pushime me kunatin e tij të vogël Rajan, nga ana tjetër edhe dy krushkat kanë kaluar kohë me njëra tjetrën. Paparaci i VipMagazine ka fotografuar mamin e Luizit dhe atë të Kiarës nën shoqërinë e njëra tjetrës në zonën e Myslym Shyrit.
Zonjat duken të përfshira në bisedën mes tyre, ndërsa po bëjnë një ecje në zonën ku Luizi dhe Kiara thuhet se po jetojnë.
Bordo