“Mami” e Përputhen na paska gënjyer për moshën, nuk është vërtet 25-vjeçe
Edhe pse jo me shikueshmërinë dhe interesin e sezonit të kaluar, Përputhen sërish vazhdon të bëjë lajm në Shqipëri. Stafi i programit bën shpesh lëvizje surprizë për të ngjallur interes te publik.
Çiljeta Kormuzi ishte një ndër konkurrentet e emisionit të “Për’puthen” e cila i habiti të gjithë me prezantimin e saj ku tregoi se ishte 25-vjeç dhe një mama beqare. Ajo erdhi në mes të sezonit, por nuk qëndroi gjatë.
Paragjykimet e vetë konkurrentëve në emision, por sidomos të publikut ndikuan që ajo të largohej pa “gjetur” dashurinë në këtë program, edhe pse vetë Ciljeta përmes një statusi u shpreh se po largohej për arsye familjare.
Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa foto të vjetra të ish-konkurrentes ku thuhet se ajo ka gënjyer për moshën e saj. Fotot e publikuara tregojnë Çiljetën e cila po feston 27-vjetorin më 30 janar të vitit 2020.
Pra mesa duket modelja është 29-vjeç dhe jo aq sa ka treguar në emisionin e dashurisë. Nuk dihet arsyeja pse ka zgjedhur të gënjejë për moshën e saj, por kot nuk thonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.
Nuk e dimë nëse do rikthehet sërish në program në vijim, apo ndoshta është mjaftuar me famën dhe interesin e medieve dhe portaleve që mori për aq pak sa qëndroi.