Mamaja i shkruan publikisht Luanës
Marrëdhënia e motrave Vjollca me mamanë e tyre, jo vetëm që është tejet e afërt, por edhe një marrëdhënie që tërheq vëmendjen e rrjetit. Kjo ndodh zakonisht kur motrat postojnë video funny me të, por tashmë është mamaja e moderatoreve që ka marrë “frerët” në duar.
Në foton e fundit të postuar nga Luana, e ëma, Maria ka postuar disa rreshta dedikim për të bijën, rreshta që jo vetëm vajzat, por edhe djemtë do të ishin të lumtur t’i lexonin nga prindërit herë pas herë.
“Zemra ime! Dashuria, e vogla jonë, po drejtoresha e shtëpisë, aktive, mbete gjithmonë! Vazhdo ashtu si tashmë ti di. Vullnet, punë, përkushtim!”, – shkruan Maria Vjollca.
Këtij komenti nuk mund të mos i mungonte edhe përgjigja e moderatores së “Shiko Kush Luan”, e cila shprehet: “Mama, ti je shembulli më i mirë i suksesit! Përpiqem sadopak të mbush atë ëndrrën të parealizuar tënden, edhe pse nuk i afrohem talentit tënd! Të dua frymëzimi im i përjetshëm!”
“Mua m’i ke realizuar e kaluar pritshmëritë, tani vazhdo ëndrrat e pasionet e tua”, – ka përfunduar “biseda” ëmë e bijë.
Duket se Luana e paska kaluar nivelin e rradhës të “lojës” dhe mori bekimin e të ëmës për të tjera sfida që e presin.
Fundja, të gjithë do të frymëzoheshim po aq sa moderatorja nga kjo mbështetje e dashuri publike!