Mamaja e Valdrin Sahitit feston ditëlindjen, dhuratat më të bukura i merr nga nuset e saj

Ditën e sotme, mamaja e stilistit të njohur shqiptar Valdrin Sahiti, feston ditëlindjen. Këtë e ka zbuluar vetë ai në ‘Instagram’, nëpërmjet një fotoje ku mamaja e tij dukej me një tortë dhe me një tufë lulësh në duar. “Gëzuar ditëlindjen shpirti i vogël”, ka shkruar stilisti.

Valdrin-2

Megjithatë ajo çfarë ra më shumë në sy, ishte shkrimi mbi tortë. “U bëfsh 100 shpirte. Bella, Edita, Adea, Dafina”, duke zbuluar kështu se nuset e saj dhe mbesa e vogël, Bella, nuk e kanë harruar këtë ditë të rëndësishme. Kumrije Sahiti e ka publikuar dhe në profilin e saj këtë foto, ku ka shkruar: “Faleminderit nga zemrat e mia”.

Valdrin-1

Këto gjeste mund të duken të vogla, por tregojnë se marrëdhënia e tyre është shumë e afërt./revistawho.com