Mamaja e tyre ka ditëlindjen, Marina dhe Luana Vjollca i dhurojnë një super makinë

Motrat Vjollca janë mbledhur mbrëmjen e djeshme për të festuar ditëlindjen e nënës së tyre, Maria. Motrat e njohura, Luana dhe Marina kanë publikuar në profilet e tyre në “Instagram” foto dhe video nga darka familjare ku shihen së bashku me mamanë duke festuar.

Marina-Vjollca-2

Ndërkohë ditën e sotme ka qenë mamaja e dy moderatorëve të dashura për publikun shqiptar që ka shpërndarë në llogarinë e saj disa video dhe pamje nga festa ku dhe ka zbuluar për të gjithë dhe dhuratën madhështore që vajzat dhe mbesa i kanë blerë.

Në videon e shpërndarë nga Maria, shihet një makinë e zezë e mbuluar me një kordele të kuqe. Më pas ajo ka publikuar pamje të tjera ku vajzat kanë hipur në makinë së bashku me nënën e tyre, e cila po e ngiste.

Marina-Vjollca-4

“Mrekullia, dashuria, jeta ime ju që më uroni me kaq mirësi, dashuri e vlerësim në rrugën time të jetës! Përmbledhur një tortë gjigante në vrapin e rrugëtimit tim dhe me emocion të papërballueshëm! Tani më thoni ndalo vrapin, relaksohu dhe shijo makinën, dhuratën me zemër plot! Faleminderit jeta ime!”, ka shkruar pranë videos nëna e Marinës dhe Luanës./PanoramaPlus

Marina-Vjollca-3