Mamaja e tij ka ditëlindjen, fanset e Ledri Vulës habisin me urimet: Gëzuar…

Reperi i njohur Ledri Vula ka treguar gjithmonë lidhjen e veçantë që ka me nënën e tij, Xheraldinën. Kjo e fundit feston sot ditëlindjen, e sigurisht që nuk ka munguar urimi i të birit.

Ledri-Vula-2

Ledri e uroi të ëmën menjëherë pas mesnate, ndërsa e kishte mbuluar me lule. “Gëzuar ditëlindjen Nin. Të dua”, shkruan reperi i dashur për publikun shqiptar, bashkëngjitur me foton ku shfaqet Xheraldina e rrethuar nga lulet.

Ledri-Vula-3

Menjëherë fotografia mori mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku fansat e Ledrit e uronin atë me rastin e ditëlindjes së nënës.

Ledri-Vula-4

Por ajo që bie në sy te komentet janë fjalët e vajzave të cilat e cilësojnë Xheraldinën si vjehrrën e tyre. Epo dihet që Ledri ka shumë fanse që e duan, e disa madje e duan edhe si bashkëshortin e tyre të ardhshëm.

Ledri-Vula-5